Presidentja Osmani u flet studentëve në Kanada për sakrificën e popullit të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Presidentja Osmani u flet studentëve në Kanada për sakrificën e popullit të Kosovës
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një ligjërate para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, ka thënë se fuqia më e madhe e Kosovës janë partnerët e saj.

Vjosa Osmani ka theksoi po ashtu se ndër aleatët më të rëndësishëm, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Presidentja e Kosovës foli edhe për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovës gjatë luftës dhe të arriturat e saj deri sot. Sipas saj, fitimi i luftës në Ukrainë do të përcaktojë fatin e të gjithëve në Ballkan dhe Botë.

“Përfaqësimi i një vendi të ndërtuar nga hiri, një shoqërie të shkatërruar nga lufta që sot është demokracia më e fortë në rajon, kampion i shtetit ligjor, dhe një vend që ofron ndihmë për ata që kanë nevojë. Sepse kur kishim nevojë, demokracitë e botës nuk mbyllën sytë para vuajtjeve tona, por na erdhën në ndihmë. Ne besojmë fuqishëm se fitimi i luftës në Ukrainë do të përcaktojë fatin e të gjithë neve. Jo vetëm sepse është kaq e qartë se Putini dëshiron të zgjerojë konfliktin. Jo vetëm sepse nuk do të përfundonte vetëm me Ukrainën, sepse padyshim që ata kanë pretendime territoriale dhe duan të marrin territoret e të gjithëve përreth tyre, dhe ata i shohin fqinjët e tyre si shtete të përkohshme, por sepse nuk duhet ta lëmë një ngucakeq të fitojë, edhe për arsyen se shpërblimi i agresorit me territorin e viktimës nuk ka çuar kurrë në historinë e njerëzimit drejt paqes afatgjatë, asnjëherë”, ka thënë ajo.

Ajo para studentëve theksoi po ashtu se populli i Ukrainës është ai që përfundimisht do të fitojë, sepse në fund të fundit po, është e rëndësishme që të gjithë po ndihmojnë, mirëpo ajo që ka vërtet rëndësi është qëndrueshmëria e njerëzve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025