Rrëzohet një aeroplan F-16 në Ukrainë
Bota
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një avion luftarak ukrainas F-16 u shkatërrua në një aksident të hënën, sipas një zyrtari amerikan, vetëm disa javë pasi aeroplani i parë amerikan mbërriti në Ukrainë, raporton WSJ.

Në fillim të gushtit në Ukrainë mbërritën avionë të fuqishëm amerikanë. Sipas informacioneve të para jozyrtare, avioni nuk është rrëzuar në luftime, por një gabim i palës ukrainase.

Ukrainasit kanë pritshmëri të mëdha nga aeroplanët e fuqishëm amerikanë që ata kanë dëshiruar dhe kërkojnë. "F-16 në Ukrainë, ne ia dolëm," tha Zelensky në një ceremoni në fillim të gushtit në një vend sekret, i rrethuar nga avionë.

Ai falënderoi veçanërisht Danimarkën, Holandën dhe SHBA-në që ndihmuan në dorëzimin e avionëve pas 18 muajsh pritje, por menjëherë shtoi se duheshin shumë të tjerë. Ardhja e tyre shënon një moment historik në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Ukrainës, e cila kryesisht mbështetet në avionët e vjetër të epokës sovjetike, raporton BBC.

Zelensky nuk specifikoi se sa avionë kishin mbërritur në Ukrainë apo nëse të gjithë ishin dërguar nga tre vendet e NATO-s që ai përmendi. Anëtarët e NATO-s, përfshirë Belgjikën dhe Holandën, kanë premtuar rreth 65 avionë F-16.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024