Rrëzimi i aeroplanit në Brazil, kompania ajrore del me detaje të reja
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aeroplan me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në shtetin brazilian Sao Paulo.

Aeroplani me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor Parana për në aeroportin kryesor në qytetin Sao Paulo kur u rrëzua në qytetin Vinhedo, njoftoi linja ajrore Voepass.

“Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo situata aktuale e njerëzve në bord”, tha linja ajrore në një deklaratë.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe spitalet lokale janë alarmuar, raporton  SkyNews.

CNN ndërkaq raporton se aeroplani ka goditur disa objekte banimi gjatë rrëzimit të tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024