Rreth 300 infermierë kanë ikur jashtë Kosovës brenda tetë muajve
Intervista
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Trendi i ikjes së infermierëve nga Kosova po vazhdon edhe këtë vit. Rreth 300 infermierë kanë kërkuar të pajisen me dokumente nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) për të dalë jashtë vendit deri në fundin e gushtit të këtij viti. Ndërkaq, papunësia, kushtet e papërshtatshme të punës dhe pagat jo të dinjitetshme, janë disa nga arsyet që po i shtyjnë infermierët të emigrojnë jashtë shtetit tonë.

Nënkryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Leonora Bakija në një intervistë për KosovaPress, tregon se deri më 21 gusht të këtij viti janë lëshuar mbi 200 licenca të pa plastifikuara dhe afro 90 vërtetime të kodit etik për infermierët, dokumente këto të cilat kërkohen nga institucionet për të dalë jashtë vendit.

Bakija tregon se arsyet kryesore të ikjes së infermierëve jashtë Kosovës janë mungesa e vendeve të punës, kushtet  e papërshtatshme, pagat e ulëta, rreziku në vendin e punës dhe mungesa e mbrojtjes nga institucionet.

Nënkreytarja e OIK-ut thekson se nëse vazhdon ky trend i ikjes së infermierëve dhe mos të ndërmerren masa në përmirësimin e kushteve, Kosova rrezikohet të mbetet pa infermierë.

Bakija potencon se qeveria duhet të merr veprime sa i përket përfshirjes së infermierëve në ligjin e ri për paga.

Sipas saj, mospagesa e duhur e kujdestarive, rrezikshmërisë në punë dhe festave, janë arsyet e tjera që po i shtyjnë infermierët të dalin jashtë vendit.

Gjatë vitit 2023, nga infermierët në OIK janë tërhequr  713 licenca të pa plastifkuara dhe 116 vërtetime të kodit etik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024