Rrëfimi i tre policëve, Kurti: Dëshmohet se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës
Lexohet për: 2 min.
kurti-200623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tre policët e rrëmbyer nga Serbia më 14 qershor, sot janë vizituar në qendrën e paraburgimit në Kralevë, nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se në bazë të deklaratave të tyre, por edhe provave që kanë institucionet e Kosovës, dëshmohet se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Prandaj, kreu qeveritar kërkoi nga aleatët ndërkombëtar dhe NATO, të denoncojnë agresionin serb ndaj Kosovës, derisa theksoi nevojën për lirimin e menjëhershëm të tre policëve.

“Janë tri rrëfime ndaras identike të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit me 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar duke ngrenë drekë, kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer", tha Kurti.

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se tre policët e rrëmbyer kanë deklaruar se nuk janë maltretuar fizikisht.

Ajo tregoi në detaje rrëfimin e tre policëve se si ka ndodhur rrëmbimi i tyre.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/kmdlnj-serbia-nuk-po-lejon-askend-ti-vizitoje-tre-policet-e-rrembyer/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8borban-i-kerkon-vuciqit-lirimin-e-tre-policeve-kosovare-armiqte-mezi-presin-tju-demtojne/
https://kosovapress.com/admin/krasniqi-kerkon-nga-qeveria-rol-me-aktiv-e-te-pergjegjshem-per-rikthimin-e-tre-policeve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025