Rrahmanit i duhet operimi, pëson frakturë në kyçin e këmbës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi ka konfirmuar se sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka pësuar një lëndim të rëndë mbrëmë dhe do t’i nënshtrohet operimit.

Rrahmani pësoi lëndim mbrëmë në fitoren 3:0 të Kosovës ndaj Andorrës, ku menjëherë është dërguar për ekzaminime mjekësore në spitalin e qytetit në Andorra La Vella, raporton KosovaPress.

Pas ekzaminimeve, ka rezultuar se Rrahmani ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë, dhe do t’i nënshtrohet operimit.

“Të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë qenë të prekur nga lëndimi i Albionit, por presin që ai ta kalojë sa më shpejtë periudhën e rehabilimit dhe të kthehet edhe më fuqishëm për ta treguar talentin e tij në skenën ndërkombëtare.

FFK është e përkushtuar që të kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e Albionit dhe do të bashkëpunojë ngushtë me klubin e tij Rapid Bukuresht dhe ekspertët mjekësorë për të siguruar që operacioni dhe rehabilitimi i tij të jetë sa më i suksesshëm”, shkruan në komunikatën e FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024