Rrahje mes katër personave në Drenas, sekuestrohet një pistoletë
Lexohet për: 1 min.
rrahje3-620x330
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Llapushnik të Drenasit janë arrestuar katër persona të dyshuar, meshkuj, pasi për shkak të një fjalosjeje mesi veti ishin përfshirë në përleshje fizike.

Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Llapushnik, Gllogoc  12.02.2024 - 02:55. Janë arrestuar katër (4) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që për shkak të një fjalosje në mesi veti ishin përfshirë në përleshje fizike. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025