Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka dërguar një mesazh premtimi drejt tifozëve të Manchester United, ku edhe deklaroi që nuk është i lumtur me atë që klubi i tij po bën momentalisht.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 14 gola në të gjitha paraqitjet e tij që nga rikthimi tek United këtë verë, përcjell KosovaPress.
“Le ta bëjmë Vitin e Ri pikë nisjeje për tu rikthyer më të fortë këtë sezon. Le ta presim 2022 më të motivuar dhe me një mentalitet fituesi. Le të prekim majat dhe të arrijmë yjet dhe ta rikthejmë këtë klub aty ku e ka vendin. Na u bashkoni, ne jemi duke llogaritur në juve. Gëzuar Viti i Ri dhe shihemi së shpejti”, tha Ronaldo.
Po ashtu, ylli portugez tregoi që nuk është aspak i lumtur me situatën aktual te Manchester United.
Cristiano Ronaldo u transferua këtë verë nga skuadra e Juventusit te gjigandi anglez Manchester United, kështu duke u rikthyer në “Old Trafford” për herë të parë që pas largimit drejt Real Madridit.