Ronaldo: Ky është Evropiani im i fundit
Lexohet për: 1 min.
Ronaldo
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se kampionati evropian i këtij viti do të jetë i fundit në karrierën e tij. Superylli portugez, i cili është 39 vjeç, po luan në Euro për herë të gjashtë dhe ka ndihmuar vendin e tij të arrijë në çerekfinale, ku Kylian Mbappé dhe Franca presin në Hamburg të premten.

Duke folur për transmetuesin publik portugez RTP pas fitores me penallti ndaj Sllovenisë të hënën, Ronaldo tha: “Është, pa dyshim, kampionati im i fundit evropian. Por unë nuk jam emocional për këtë. Jam prekur nga të gjitha mjetet e futbollit, nga entuziazmi që kam për lojën, entuziazmi për të parë mbështetësit e mi, familjen time, dashurinë që njerëzit kanë për mua."

Ronaldo, i cili është një nga golashënuesit më mirë në historinë e futbollit dhe ka një rekord me 14 gola në Kampionatin Evropian, tha se motivimi i tij kryesor tani ishte "të bënte njerëzit të lumtur". Ai u përlot gjatë ndeshjes me Slloveninë, pasi humbi penalltinë në vazhdime, përcjellë KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024