Ronaldo Jr i bashkohet Real Madridit
Lexohet për: 1 min.
18-Ronaldo JR
2 vite më parë
Linku u kopjua

Cristiano Ronaldo Jr e ka ndjekur babanë e tij duke u larguar nga Manchester United, dhe i është ribashkuar Real Madridit, ndërsa babai i tij, Cristiano po kërkon ekipin e tij të radhës.

I biri i pesë herë fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr është larguar nga Manchester United pas shkëputjes së kontratës së babait të tij me “Djajtë e Kuq”, raporton KosovaPress.

Ylli portugez bëri një intervistë bombastike në dhjetor që përfundoi me atë, dhe ish-klubin e tij tani, të vendosin për shkëputje të kontratës.

Djali i tij, Cristiano Jr, po luante në akademinë e klubit të United, por që atëherë është larguar dhe i është bashkuar radhëve të akademisë së Real Madridit, ku ka luajtur më parë.

Karriera e Cristiano Jr ka pasqyruar kryesisht atë të babait të tij, kalimi nga Madridi në Juventus dhe më pas në Manchester United.

Ai tani është kthyer te Real Madridi, ku babai i tij kishte qenë duke u trajnuar në mënyrë që të qëndronte në formë ndërsa kërkon një skuadër të re në moshën 37-vjeçare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025