Kanë përfunduar katër nga tetë ndeshjet që po zhvilloheshin në kuadër të programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Roma e ka mposhtur 2:0 Real Sociedadin, raporton KosovaPress.
Po ashtu, fitore me rezultat të njëjtë 2:0 regjistroi edhe skuadra e Bayer Leverkusenit, e cila e mposhti Ferencvarosin.
Skuadra e Xabi Alonsos siguroi fitoren përmes golave të shënuar nga Kerem Demirbay (minuta e 10’) dhe Edmond Tapsoba (minuta e 86’).
Golat për vendasit i shënuan Goncalo Inacio (minuta e 34’) dhe Paulinho (minuta e 55’), kurse për Arsenalin shënoi William Saliba në minutën e 22’ dhe Hidemasa Morita i cili shënoi autogol në minut?n e 62’.
Më poshtë i gjeni rezultatet finale të ndeshjeve që kanë përfunduar në Ligën e Evropës.
Bayer Leverkusen 2:0 Ferencvaros
Sporting Lisbona 2:2 Arsenal