Rohde shpreh keqardhje për mos zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Lexohet për: 1 min.
Rohde
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde u është bashkuar familjeve të personave të zhdukur në solidaritet në ditën e sotme të personave të pagjetur. Diplomati gjerman ka thënë se 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura. “Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në tri vjetët e fundit për shkak të bllokadës politike”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X. Sot shënohet përvjetori i 25-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill  1999 nga forcat serbe u vranë 376 persona.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën në varreza masive në Kosovë, ndërsa të tjerët në varrezat masive në Serbi. Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025