Rohde mbështet Rugen: Hapja e Urës së Ibrit të bëhet përmes dialogut
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania i jep mbështetje të plotë deklaratave të Boris Ruge, Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në platformën X, Rohde ka shkruar se Gjermania po bën pjesën e saj në KFOR nga fillimi duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

"Mbështetje e plotë për të gjitha aspektet që përmend @RugeBoris. Gjermania po bën pjesën e saj në mbështetjen e @NATO_KFOR-it që nga fillimi i saj, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin”, ka thënë ai.

“Ky stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprimeve të pakoordinuara” ka shkruar Rohde ku edhe ka shpërndarë deklaratën e Ruge në të cilën ka thënë se “qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog”, ka shtuar Rohde.

Kurse, presidentja Vjosa Osmani në takim ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë.

https://kosovapress.com/nato-s-vendimet-per-uren-e-ibrit-duhet-te-vijne-permes-dialogut

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024