Rohde: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog në mirëbesim dhe pa vonesa
Lexohet për: 2 min.
tW-djDDT_400x400
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori gjerman, Joern Rohde, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lexojnë deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për dialogun.

Teksa e ka shpërndarë të njëjtin, ai ka thënë se deklarata e Borrellit, e cila përbën një paralajmërim për sanksione ndaj Kosovës dhe Serbisë,  është thirrje e qartë e 27 vendeve evropiane që të dy palët (Kosova dhe Serbia) të angazhohen në dialog në mënyrë konstruktive dhe pa vonesa të mëtejshme.

“Lexoni deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Një thirrje e qartë e 27 vendeve të BE-së drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme!”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

https://kosovapress.com/admin/be-kosova-e-serbia-rrezikojne-te-humbasin-mundesite-per-te-perparuar-ne-rruget-evropiane/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025