Rizvanolli: Investimet në Trepçë do të jenë prioritet
Lexohet për: 2 min.
425723260_688952683439509_6264098124678389910_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli bashkë me zëvendësministrat Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq dhe deputeten Arjeta Fejza, kanë vizituar ndërmarrjen e Trepçës dhe Minierën e Stan Tërgut.

Rizvanolli në Horizontin X, thotë se ka takuar punëtorë që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara.

“Ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetojmë ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë .Së bashku me kryesuesen e bordit të Ndërmarrjes, Rrezarta Pllana, kryeshefin ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku i siguruam ata që në investimet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet. Përkundër sfidave, Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni.  Bordin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të vështirë për ndërmarrjen i falënderova, e menaxhmentit të ri u urova sukses”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025