Ambasadori gjerman Rohde dhe Ministrja e Ekonomisë Rizvanolli vizituan parkun solar ProEnergy - investim nga ProCredit Holding, kompani amë e Bankës ProCredit
Parku Solar prej 3 MW në proces ndërtimi në fshatin Grackë e Vjetër pranë komunës së Lipjanit, Kosovë.Përmes ProEnergy LLC (PP), ky park solar vjen si investim gjerman nga ProCredit Holding, kompani amë e Bankës ProCredit duke treguar kështu orientimin e saj drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në vend dhe përkushtimin për të reduktuar CO2 dhe për të ndihmuar në luftimin e ngrohjes globale.
ProEnergy synon të aplikojë për certifikim me “Gold Standard” të projektit duke kuantifikuar sasinë e energjisë së pastër dhe të gjelbër që do të gjenerohet në rrjetin e Kosovës.
“Konsumi i energjisë elektrike është një nga kontribuesit kryesorë të emetimeve të gazrave serë. Në rastin tonë, ky kontribut lidhet deri diku me aktivitetet e përditshme të bankës, por ndërlidhet edhe me burimin e energjisë elektrike, që në shumicën e vendeve ku ne operojmë është qymyri. Prandaj, për të pëmirësuar më tej performancën mjedisore nëpërmjet reduktimit të emetimit të gazrave serë (GS) dhe për të arritur qëllimin afatmesëm për t’u bërë institucion neutral ndaj karbonit, aksionari kryesor i grupit ProCredit, ProCredit Holding, ka ndërmarrë nismën për të investuar në një projekt solar në Kosovë. Arsyeja pse Kosova është përzgjedhur për këtë investim është fakti se Kosova ka një ‘miks’ të energjisë më të ndotur në Europë dhe ballafaqohet me mungesë të furnizimit me energji, përderisa përjeton nevojë për rritje të konsumit të energjisë. Një hap i logjikshëm do të ishte që Kosova të përshpejtojë tranzicionin e energjisë drejt burimeve fleksibile dhe të gjelbra.
Projektet si ky në një vend ku nisma të tilla janë ende mjaft të rralla, konsiderojmë se do të shërbejnë si shembull pozitiv dhe do t’i kontribuojnë zhvillimit të përgjithshëm të vendit” tha Znj. Eriola Bibolli-Drejtoreshë e Përgjithshme e Bankës ProCredit.
Tranzicioni i energjisë dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë pashmangshmërisht do të jenë prioritet për të gjitha qeveritë tona në të ardhmen e parashikueshme”.
“Vizioni ynë është të kemi një sektor të pastër të energjisë por gjithashtu një sektor që është më demokratik dhe më i decentralizuar, me konsumatorët në qendër të tij si pjesëmarrës aktivë.
Parku solar ProEnergy planifikohet të finalizohet gjatë muajit dhjetor 2022 dhe pritet që aktiviteti i tij të ketë jetëgjatësi prej rreth 30 vitesh.