Ristuccia: KFOR-i i përkushtuar për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje më të mirë
Lexohet për: 2 min.
kfor
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë se KFOR-i mbetet i përkushtuar për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje më të mirë duke formësuar të tashmen.

Ristuccia i bëri këto komente gjatë vizitës në shkollat e Kosovës.

Sipas një njoftimi të KFOR, gjatë takimit me drejtorët, mësimdhënësit dhe nxënësit e Qendrës Sociale Arsimore “Don Bosko” dhe të Shkollës Fillore dhe të Mesme “Faik Konica” në Prishtinë, Gjeneral Ristuccia theksoi se përveç përgatitjes akademike të fëmijëve, shkollave u takon t'u mësojnë atyre rëndësinë e të kuptuarit të dallimeve të tyre me të tjerët dhe gjithashtu t'i pranojnë këto dallime.

“Udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës, mjekët, inxhinierët, ose mekanika mund të jetë e pranishme pikërisht në këtë klasë, por ju nuk do të arrini asnjë nga këto pa mësuar dhe lexuar”.

Ai gjithashtu kërkoi nga studentët që t'ua përcjellin përshëndetjet prindërve të tyre dhe t'u kujtojnë se KFOR-i mbetet i përkushtuar për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje më të mirë duke formësuar të tashmen.

Në ditët në vijim, komandanti i KFOR-it do të vizitojë edhe shkollat e tjera në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025