Rikthimi i fuqishëm i Neymar-it
Sport
Lexohet për: 2 min.
Neymar
5 orë më parë
Linku u kopjua

Neymar fshin dyshimet për rikthimin e tij futbollistik në Brazil dhe tregon se po përjeton një rini të dytë futbollistike me fanellën e Santosit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint Germain dha dy asistime dhe një gol nga këndi në fitoren 3-0 ndaj Internacional de Limeira që e dërgoi skuadrën e tij në çerekfinale të kampionatit shtetëror të São Paulos.

“Bëra një lëvizje të shkëlqyer dhe arrita të shënoj golin e parë direkt nga këndi në karrierën time”, tha me buzëqeshje ylli brazilian 33-vjeçar, përcjellë KosovaPress.

Tifozët kundërshtarë e fishkëllyen pak para goditjes nga këndi, në minutën e njëzet e shtatë të ndeshjes por sulmuesi u përgjigj duke e vendosur topin direkt në rrjetë për 2-0. Ai më pas dha dy asistime për shokun e tij të skuadrës Tiquinho Soares.

Goli i Neymar ishte i dyti i tij që nga rikthimi në Santos në fillim të shkurtit dhe i 140-ti për ish-klubin e tij, ku ai bëri debutimin e tij në virin 2009 para se t'i bashkohej Barçës. Fundjavën e kaluar, ai realizoi një penallti dhe bëri një asistim, por ende dukej larg nivelit të tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025