Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi
Lexohet për: 1 min.
Serbia
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në Serbi sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të publikuara online, në zgjedhjet për president prin Aleksandar Vuçiq, ish-ministri i kriminelit Sllobodan Millosheviq me 73.07 për qind.

Zdravko Ponosh renditet i dyti me 8.18 për qind, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski 4.64, Boshko Obradoviq 4.15, Milosh Jovanoviq 3.43, Bilana Stojkoviq 1.43, Branka Stamenkovski 1.3 dhe  Misha Vaciq 1.71 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare prin lista Aleksandar Vuçiq– Së bashku mundemi të gjitha me 56.68 për qind, pasuar nga Ivica Daçiq – kryeministri i Serbisë 13.83, Marinika Tepiq – Të bashkuar për fitoren e Serbisë 6.26, Milosh Jovanoviq – Shpresa për Serbinë 3.71 për qind etj.

Alternativa për Ndryshime- Alternativa Demokratike Shqiptare sipas rezultateve preliminare ka marrë 0.08 për qind, ndërsa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës 0.04 për qind.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024