Hamami mesjetar i Durrësit, një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë së parë i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019, është restauruar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato theksoi rëndësinë e projektit “EU4Culture” për të ruajtur vlerat historiko-kulturore të qytetit.
Ndërsa, nënkryetari i bashkisë Durrës Elio Jani vlerësoi kontributin e BE-së në rimëkëmbjen e arsimit dhe kulturës pas tërmetit shkatërrimtar pesë vjet më parë.
“Projekti EU4Culture ka ndihmuar shumë pas tërmetit shkatërrimtar në rimëkëmbjen e Durrësit. Vendndodhja në zemër të Durrësit është vlerë e shtuar si për qytetarët ashtu dhe për turistët. Faleminderit për të gjithë mbështetjen që ka dhënë BE në Durrës”, tha ai.
Me një arkitekturë unike, Hamami do të jetë i hapur për publikun, duke shtuar një vlerë të re turistike dhe kulturore në qytetin e Durrësit. /tch