Reshjet atmosferike, dëme të shkaktuara edhe në Deçan
Lexohet për: 1 min.
326566464_1447851772687463_3304479496673508973_n-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Deçanit ka njoftuar se pas reshjeve të theksuara atmosferike, edhe në këtë këtë komunë ka pasur dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset.

Në njoftimin e komunës thuhet se kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Izet Zenuni, bashkë me ekipin dhe njësit kanë intervenuar me institucionet tona.

“Me Shtabin Emergjencat në Komunë, Njësit e Zjarrfikësve, Kompaninë Higjena, Hidrodrini, dhe Kompaninë Lika - Trade, kanë intervenuar në fshatin Baballoq, Carrabreg i Epërm, Lagjia e Deçanit, Sllup, Voksh, Pobergj, Irzniq, Strellc i Ulët dhe në rrugën Deçan - Plavë. Ka pasur dëme të shkaktuara në infrastrukturën rrugore, ekonomitë familjare dhe bizneset. Kërkojmë nga qytetarët për çdo ankesë të drejtohen tek ne”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025