Numri i përgjithshëm i nxënësve në institucionet publike parauniversitare në vend ka shkuar duke rënë vazhdimisht në mënyrë drastike. Po ashtu edhe numri i studentëve të rinj në institucionet publike ka rënë dukshëm.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin shkollor 2015/2016 numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme ka qenë 367 mijë e 940, ndërsa në vitin 2023/2024 ky numër ka rënë në 291 mijë e 882 nxënës ose 76 mijë e 58 më pak në vit.Dhe numri i studentëve të regjistruar në nivelin bachelor në universitetet publike në vitin akademik 2018/2019 ka qenë 11 mijë e 718 student të rinj, në vitin e parë, ndërkaq në vitin 2023/2014 ky numër është tkurrur në 7 mijë e 890 student të regjistruar në vitin e parë.
Sipas Ministrisë së Arsimit numri i studentëve për vitin akademik 2023/24 në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) publike dhe private, është 21 mijë e 71 studentë të regjistruar për herë të parë.
https://kosovapress.com/kosova-me-pak-nxenes-dhe-studente-sesa-nje-vit-me-pare
https://kosovapress.com/kaq-ka-rene-numri-i-nxenesve-ne-shkollat-fillore-dhe-te-mesme-ne-kosove