Rëndësia e hyrjes së Kosovës në KiE, Kurti takon ambasadorin Hargreaves
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin britanik në Prishtinë Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale. Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Në këtë drejtim, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Britaninë e Madhe si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Kosovës. Komiteti i Asamblesë Parlamentare të KiE miratoi në mars 2024 opinionin e raportueses Dora Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë. Pas këtij votimi në Strasburg, çështja procedon në Asamblenë Parlamentare dhe nëse merr miratimin edhe në këtë institucion javën e ardhshme, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta jep Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës gjatë një mbledhjeje në muajin maj. Kosova ka aplikuar në maj 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi i saj kundërshtohet nga Serbia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025