Rreth 120 milionë euro është vlera preliminare dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin maj 2024.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare (jobanka) për muajin maj 2024 të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre për pesë muaj, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 513.99 milionë euro.
Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 318.62 milionë euro, duke shënuar rritje prej 1.62 milion euro krahasuar me muajin paraprak.
Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.90 miliardë euro, e dominuar nga Letrat me Vlerë të Kapitalit me 78.14% të gjithsej aseteve.