Kolegjiumi i dekanëve, nën udhëheqjen e ushtrueses së detyrës së rektores, Luljeta Plakolli-Kasumi, mbajti sot takim konsultativ dhe diskutoi rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Me këtë rast, Kolegjiumi i dekanëve i dha mbështetje të plotë ushtrueses së detyrës së rektores në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në këtë periudhë tranzitore, duke bërë kërkesë për proces transparent dhe meritor të përzgjedhjes së rektorit të ri të UP-së.
Vetëm konsensusi me akterët monitorues në këtë proces përzgjedhës mund të ofrojë një kandidat meritor, prandaj i qëndrojmë besnik parimit të hapjes maksimale dhe mbikëqyrjes së meritës së secilit kandidat në mënyrë aktive.
Ndryshe, Naser Sahiti është shkarkuar kohë më parë nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.