Reduktimet e rrymës, Buzhala: Sot pasdite pritet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike
Lexohet për: 1 min.
energjia-elektrike
2 vite më parë
Linku u kopjua

Me reduktime të rrymës vendi po përballet edhe të enjten, 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha se kufizimet janë bazuar në instruksionet e KOSTT-it.

Megjithatë, zëdhënësi Buzhala ka thënë se gjatë ditës pritet të përmirësohet furnizimi me energji elektrike.

“Aktualisht ka reduktime, ndërsa sot pasdite pritet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike”, tha ai.

Buzhala thotë se qeveria ende nuk ka disbursuar mjetet financiare tek KESCO.

KOSTT ka njoftuar dje pasdite se qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025