Sonte, në skenën e BeerFest Kosova do të ngjitet një nga reperët më të rinj dhe më premtues të skenës muzikore shqiptare, Redon.
Ai është pjesë e programit të artistëve që do të performojnë këtë vit, dhe performanca e tij pritet me padurim nga fansat.
Redon është djali i dy artistëve të njohur të skenës muzikore shqiptare, Gili dhe Ilir Berani, dhe duket se ai ka trashëguar talentin dhe pasionin për muzikën nga prindërit e tij.
Deri më tani, ai ka edituar tre albume në treg: “Notorious 1”, “Notorious 2” dhe “Narcist”, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku dhe kanë fituar një numër të madh admiruesish.
Fansat janë të entuziazmuar për të parë se çfarë tjetër ka për të ofruar ky artist i ri dhe premtues. / Telegrafi
Redon Berani - artisti i ri që pritet të shkëlqejë sonte në BeerFest Kosova - Telegrafi - Telegrafi