Real Madridi, kampioni i ri i La Ligas
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Real Madridi është kampioni i ri i La Ligas për sezonin 2023/24 dhe tashmë kjo është konfirmuar.

Reali hyri në këtë javë lojë duke e ditur se një fitore kundër Cadizit dhe një rezultat negativ i Barcelonës kundër Gironas do të konfirmonte kurorëzimin si kampion, raporton KosovaPress.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi pasi “Los Blancos” bënë një punë të lehtë ndaj Cadiz në “Santiago Bernabeu” për të siguruar një fitore bindëse 3:0.

Më vonë, Barcelona nuk arriti të fitonte kundër Gironas jashtë shtëpisë, duke pësuar humbje 4:2, me ish-lojtarin e Real Madridit, Miguel Gutierrez që shënoi një gol.

Rezultati do të thoshte se Real Madridi është tani 13 pikë përpara Gironas së vendit të dytë me katër ndeshje të mbetura për t'u luajtur, duke konfirmuar fitoren e titullit të ligës.

Carlo Ancelotti konfirmoi më herët gjatë ditës se skuadra nuk do të shkonte në Cibeles për festimin e titullit, me fokusin në ndeshjen e javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

Megjithatë, do të ketë disa festime në kryeqytetin spanjoll pasi Real Madridi është sërish kampion i La Ligës, për herë të 36-të në histori.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
413
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024