Real Madrid-Manchester City, formacionet zyrtare
Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i përballjes mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në fazën eliminatore, Reali e mposhti brenda dy ndeshjve RB Leipzigun me rezultat të përgjithshëm 2:1, kurse City e mposhti Copenhagen 6:2 brenda dy ndeshjeve, raporton KosovaPress.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të vitit të kaluar, ku asokohe City e shkatërroi Realin duke e mposhtur 4:0.
Fakt interesant është që City ka pranuar vetëm një gol në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit si mysafir në Ligën e Kampionëve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Alaba dhe Courtois, ndërsa te City mungojnë Ake dhe Walker.
Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar, dhe ato i gjeni më poshtë.
Real Madrid (4-3-1-2):
Manchester City (4-1-4-1):