Futbollistët e Real Madridit kanë shënuar fitore sonte në udhëtim kundër Celta Vigo me rezultatin 2:1, në kuadër të të xhiros së dhjetë të La Ligës dhe janë barazuar me pikë në renditjen tabelare me Barcelonën.
Në këtë ndeshje kroati Lluka Modriq ka thyer rekordin si lojtari më i vjetër në histori që ka luajtur për Real Madridin në moshën 39-vjeç e 41 ditë, të cilin e mbante sulmuesi hungarez Ferenz Puskas, i cili luajti në Kupë kundër Betisit në vitin 1966 në moshën 39-vjeç e 36 ditë.
Vendasit luajtën mirë dhe barazuan në minutën e 51-të, kur suedezi Swedberg shënoi i pambrojtur nga dhjetë metra, pas dështimit të madh në mbrojtjen e Realit.
Lluka Modriq, i cili hyri në lojë në vend të Federico Valverdes, në minutën e 66-të asistoi Vinicius për fitoren 2:1. Braziliani vrapoi në hapësirën e zbrazët dhe kapiteni i Kroacisë me kohë i pasoi dhe kështu krijoi një situatë të pastër për gol.