Reagon Sveçla ndaj SHBA: Po inkurajoni Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
1 Xhelal Sveçla (4 of 9)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar të premten pas deklaratave qortuese nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas ministrit Sveçla etiketimi i veprimeve të ligjshme të policisë si “të dhunshme” dhe operacionit të saj si “dhunë”, është “ftesë” për Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës.

“Cilësimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Ai ka thënë se  keqinterpretimi i realitetit në këtë situatë mund të rezultojë me kosto njerëzore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025