Reagimi i Aliut për shtyllat e ndriçimit në autostradën e Gjilanit të ardhura nga Serbia
Lexohet për: 1 min.
Aliu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mjedisit, Planikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se shtyllat e ndriçimit në autostradën e Gjilanit janë prodhim i kompanisë serbe 'AMIGA DOO’, e cila e ka selinë në Kralevë të Serbisë.

Ministri Aliu tha se kjo gjë është e dëmshme dhe se do të marrë veprime për ta parandaluar këtë, por pa i specifikuar ato.

Në konferencën për medie të martën, Aliu u pyet edhe për zbatimin e marrëveshjes për hapjen e koridorit ajror Kosovë-Shqipëri, ku tha se e njëjta pritet të zbatohet gjatë këtij muaji.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025