Reagime pas dënimit të Bajroviqit, dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Reagime pas dënimit të Bajroviqit, dëshmitarët: S’pamë drejtësi për Masakrën e Staradranit
76cb6fcc-dc58-431e-b2e7-4fb0b7c7ae34
03/07/2026 - 12:56
Linku u kopjua

Ekrem Bajroviq është dënuar me 12 vjet burg për krime lufte në Masakrën e Staradran.

Për këtë vendim u shprehën të pakënaqur dëshmitarët e masakrës së Saradanit.

Dëshmitari kryesor, Naim Elshani, tha se vendimi është qesharak, e se ende nuk mund të fle nga plagët që i kullojnë gjak.

Kurse, dëshmitari tjetër, Ylber Lipa, po ashtu u shpreh se është i pakënaqur me vendimin ndaj Bajramoviqit.

Aktakuza e ngarkon Bajroviqin se si polic në Stacionin Policor në Gurrakoc - Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.

Sipas Prokurorisë, Bajroviq ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake që vranë 15 civilë të nacionalitetit shqiptar në fshatin Staradran më 8 maj 1999.

Po ashtu me 7 maj 1999 në fshatin Staradran, ai ka marrë pjesë në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, ashtu që fillimisht meshkujt i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc, në një lokal ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026