Raportohet vjedhja e veturës para lokalit në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të martën në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Sipas policisë, një grua ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën para një lokali”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë rasti është në procedurë hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024