Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit përgjegjës, pas publikimit të raportit 24-orësh policor ku ishte përfshirë edhe rasti tragjik i 18-vjeçarit në Podujevë.
Në një komunikatë për media thuhet se zyrtari përgjegjës do të procedohet në Drejtorinë përgjegjëse për hetime disiplinore brenda Policisë së Kosovës.
“Realizimi i këtij inspektimi bëhet me qëllim për të nxjerrë në pah dobësitë eventuale të raportimit dhe komunikimit dhe për të dhënë rekomandime drejt përmirësimit së performancës policore në këtë fushë”, thuhet në një komunikatë për media.
Ndryshe, IPK ka filluar një hetim preliminar duke iu referuar rastit të vrasjes të Lulzim Fejzullahut në Podujevë, pas ngritjes së disa çështjeve të cilat janë paraqitur si shqetësim në opinion, sidomos rreth raportimeve fillestare nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh për këtë incident.
Angazhimet e tyre kanë përfshirë edhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, sigurimin dhe analizimin e video-incizimeve të marra nga vendi i ngjarjes në Podujevë, radiologun si dhe të gjitha shkresat e komunikimit në mes Stacionit Policor të Podujevës, Drejtorisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtorisë së Përgjithshme dhe kopjen e dosjes së kompletuar të dorëzuar në Prokurori.
Për të sqaruar opinionin publik për shqetësimet e ngritura lidhur me raportimin si dhe për të dhënë informacione për veprimet operative dhe hetimore të zyrtarëve të Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast, janë përmbledhur të gjeturat dhe konkluzioneve nga Inspektorati Policor:
- Veprimet hetimore në teren, ruajtja e vendit të ngjarjes, trajtimi i viktimës, sigurimi i video incizimeve dhe njoftimi i njësive relevante dhe prokurorisë, është bërë në kohë dhe sipas Kodit të Procedurës Penale dhe procedurave parapara policore.
Nisin hetimet për raportimin e policisë për vdekjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu • KosovaPress
- Përpilimi i dosjes së rastit nga zyrtarët e Stacionit Policor të Podujevës është i kompletuar dhe pa mangësi.
- Nga analizimi dhe shqyrtimi i shkresave të lëndës që lidhen me aktivitetin hetimor të Sektorit Rajonal të Hetimeve (video incizimeve, raporteve për veprimet hetimore, raporteve forenzike, komunikimi me prokurorinë dhe shkresave tjera), IPK ka vlerësuar se të gjitha veprimet e lartcekura janë ndërmarrë sipas afateve procedurale dhe përmbajnë të gjitha elementet e kërkuara sipas Kodit të Procedurës Penale.
- IPK ka krahasuar dhe analizuar raportet e shpejta që janë dërguar nga Stacioni Policor Podujevë në Qendrën Operative Komunikuese Rajonale në Prishtinë dhe raportin e shpejtë të cilin kjo Qendër e ka përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Nga analiza dhe krahasimi rezulton se këto raporte nuk kanë përmbajtje të njëjtë. IPK ka gjetur se dosja hetimore e rastit 2024-AF-0039 përmban raportin e shpejt të përpiluar nga Stacioni Policor Podujevë, raport i cili ka përshkrimin e ngjarjes sipas fakteve dhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes.
10 vjet burgim, maksimumi i dënimit për të miturit • KosovaPress
Ky ndryshim është bërë bazuar në komunikimin që zyrtari i kësaj Qendre ka pasur me Stacionin Policor në Podujevë, të cilët këto informacione i kanë dhënë bazuar në informatat e para nga zyrtarët policorë që kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur thika në afërsi të personit të lënduar.
- I njëjti raport është dorëzuar në ditën e njëjtë në Prokurori së bashku me Kallëzimin penal, ndërsa raporti i ndryshuar nga zyrtari i Qendrës Operative Komunikuese Rajonale Prishtinë është përcjellë vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë dhe i njëjti raport është publikuar në raportin 24 orësh nga PK-ja më 15.01.2024.
- Megjithatë, duke vlerësuar ndjeshmërinë e rastit dhe paqartësitë që ka krijuar ky lëshim në publikimin e raportit 24 orësh, IPK ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit përgjegjës dhe do të procedohet në Drejtorinë përgjegjëse për hetime disiplinore brenda Policisë së Kosovës.
- Krahas kësaj, IPK do të iniciojë një inspektim për të analizuar dhe vlerësuar mënyrën e raportimit dhe komunikimit si dhe hartimin e raporteve të shpejta në të gjitha nivelet brenda Policisë së Kosovës. Realizimi i këtij inspektimi bëhet me qëllim për të nxjerrë në pah dobësitë eventuale të raportimit dhe komunikimit dhe për të dhënë rekomandime drejt përmirësimit së performancës policore në këtë fushë.