Raportet Kosovë-Kanada, Bislimi takon ambasadoren Blitt
Lajme
Lexohet për: 1 min.
18.9.2024- ZVKM
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt, me të cilën ka biseduar rreth raporteve bilaterale ndërmjet dy shteteve, zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut.

Bislimi me këtë rast falënderoi ambasadoren Blitt për mbështetjen e pareshtur të Kanadasë, duke veçuar përkrahjen ndaj proceseve të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në takim u bisedua edhe mbi bashkëpunimin për ngritjen e marrëveshjeve apo memorandumeve të mirëkuptimit për fuqizim të ndërveprimit në fusha me interes të përbashkët dhe forcimin e lidhjeve në sferat ekonomike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024