Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi priti sot në takim shefin e ri të zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav, me ç’rast shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet të ngushtë për përparimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Në takim u bisedua mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidershipi i ri pas zgjedhjeve evropiane, bashkëpunimi ndërinstitucional, qeverisja dhe progresi i Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, politikat energjetike dhe reformat ekonomike.
Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.
Qëllimi kryesor është mbështetja për harmonizimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim të anëtarësimin e ardhshëm në BE.Sipas BE-së, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me qëllim zbatimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme për dialogun dhe t'iu bashkohen negociatave për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.