Ramsdale nuk rinovon kontratën me Arsenalin këtë javë
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kontrata e re e Aaron Ramsdale nuk do të nënshkruhet këtë javë.

Portieri numër një i Arsenalit nuk do ta rinovojë kontratën e tij me “Topçinjtë” këtë javë siç spekulohej në media, por marrëveshja është afër të arrihet dhe të ketë akord verbal, raporton KosovaPress.

Do të nevojiten disa ditë për të kontrolluar detajet finale, për të përgatitur dokumentet dhe për ta bërë zyrtare.

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024