Ramiz Kelmendi jep detaje për zjarrin në Elkos
Lexohet për: 3 min.
ramiz kelmendi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit apo Depon e Importit dhe Elkos Center.

Ai ka njoftuar se në kohën kur ka filluar zjarri në depo, nuk ka pasur asnjë punonjës të kompanisë së tij, pasi ata fillojnë punën në orën 09:00.

Kelmendi ka sqaruar se punëtorët e asfiksuar, fatmirësisht janë liruar në shtëpi dhe do t’i qëndrojnë afër sipas nevojës.

Sipas tij, janë rreth 35 milionë euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Kurse, numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250.

Ai gjithashtu ka njoftuar se objekti i shkatërruar nga flakët ka sipërfaqen rreth 67 mijë metra katror.

“Ju siguroj se ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa. Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri. Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet  nga ana jonë!

Postimi i plotë i Ramiz Kelmendit:

Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe kolegë të punës,

Sot më datë 25.03.2023 ende pa i ditur shkaqet, siç tashmë jeni të njoftuar nga mediat, ka ndodhur një zjarr i madh në Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit që ne e kemi të quajtur Depo e Importit dhe Elkos Center.

Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim që me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojmë zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.

Zjarri, po dyshohet të ketë filluar rreth orës 08 e 15 minuta, ndërsa është shpërfaqur rreth orës 08 e 30 minuta.

Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00).

Punonjës të ndërtimit të asfiksuar, fatmirësisht të liruar në shtëpi, do ju qëndrojmë afër sipas nevojës!

Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë  rreth 250.

Objekti i shkatërruar nga flakët ka sipërfaqen rreth 67 mijë metra katror.

Miq dhe ju bashkëpuntorë e të punësuarë,

Ju falënderojë nga zemra për mbështetjen, përkrahjen që më ofruat në  këtë ditë të vështirë.

Falëndrojë organet përkatëse, Zjarrëfikësit, Policinë, Emergjencat dhe mekanizmat përcjellës relevant, për angazhimin!

Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa.

Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri.

Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet  nga ana jonë!

Shëndeti të na punoj, Natyra është mbi të gjithe ne!

Ramiz Kelmendi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025