Rama thotë se qeveria po bllokon ndërtimin e “Ishullit Urban”, fton Prokurorinë të marrë masa
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama thotë se qeveria po bllokon ndërtimin e “Ishullit Urban”, fton Prokurorinë të marrë masa
PErparim Rama 21 maj 2025
21/05/2026 - 11:05
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, se për çështje politike po bllokon kryeqytetin. Kështu deklaroi ai të enjten, pas bllokimit të punimeve në “Ishullin Urban” në Prishtinë nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore (ITK).

Për punimet të cilat u ndërprenë dje, Rama tha se ka pasur leje për vazhdim të punimeve.

Rama ftoi edhe Prokurorinë që ndërmarrë masa, derisa bëri të ditur se do të dërgojnë edhe kallëzim penal në këtë institucion.

Sipas tij bllokada në kryeqytet është e jashtëligjshme.

“Për fat te keq prapë punët tona po bllokohen dhe po i bllokojnë 30 mijë banorë me iu kriju mundësinë me kalu të sigurt prej anës së Arbërisë në qendër. Kujt po i pengojnë këto pune? Qeveria vazhdon për çështje puro politike me blloku kryeqytetin, derisa në të njëjtën kohë iu jep leje sektorit privat, çfarë hipokrita. Ne kemi kryer projektin, kemi ndarë projektin, kemi vazhduar punimet, e ata vijnë dhe e bllokojnë kryeqytetin në mënyrë të jashtëligjshme”, tha Rama.

Sipas Ramës, Ministria e Kulturës nuk ka asnjë bazë ligjore për të ndaluar punimet.

Edhe pse janë ndaluar punimet, Rama tha se komuna do vazhdojë punimet në këtë pjesë dhe në pjesët e tjera të ndaluara.

“Nuk do të lejoj si kryetar që të bllokohen me shumë se gjysmë milion banorë, nga njerëz që janë të paaftë, që nuk ua duan të mirën këtij qyteti e vendit. E ftoj prokurorinë që të ndërmarrë masa të menjëhershme, të gjithë këta sabotues të shkojnë në Prokurori.. Nuk kanë asnjë bazë ligjore, thirren në dokumente që nuk ekzistojnë.. ne po vazhdojmë me punë dhe do të vazhdojmë, nuk munden me na ndalë. Do ta dorëzojmë menjëherë”, tha Rama.

I njëjti problem po ndodh edhe me sheshin George Bush tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026