Rama: Shqipëria do të mikpresë Samitin e NATO-s në vitin 2027
Lajme
Lexohet për: 2 min.
natoo
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria do të mikpresë Samitin e NATO-s në vitin 2027, ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai në konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, tha se Shqipëria është bërë një pikë referimi në arenën ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë shqiptare, po ashtu theksoi se vitin e ardhshëm në Tiranë do të mbahet edhe Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku prezentë do të jenë 44 liderë evropian.

“Sa e rëndësishme është për ne që jemi një vend i vogël që të përfaqësohemi me volumin më të lartë të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm, na jep mundësinë që ne të jemi mikpritës i Samitit të NATO-s vitin 2027, as që mund të imagjinoheshin vite më parë, që Shqipëria të bëhej një pikë referimi dhe Shqipërisë t’i besoheshin të tilla role”, tha ai.

Sipas tij, zhvillimi i këtyre samiteve të rëndësishme në Tiranë as nuk mund të imagjinoheshin më parë.

Krahas këtyre, Rama përgëzojë punën e ambasadorëve shqiptarë, që sipas tij e kanë ngritur diplomacinë në nivel të lartë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024