Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka dashur të komentojë rreth mospjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin informal me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Tiranë.
Pas takimit, Rama ka biseduar me gazetarët, ku ka thënë se të gjithë ishin të ftuar.
Takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.
Në takim ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një aktivitet tjetër në Greqi.
Rama ka thënë se në këtë takim është diskutuar për mbështetje financiare të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se plani për mbështetje është në diskutim por sipas tij është herët të flitet për diçka konkrete, se kush sa do të përfitojë.
Në tetor të këtij viti, Shqipëria do të mirëpres samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë Bashkimit Evropian.