Rama pret në takim Zelensky
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Rama dhe Zelensky do të kenë takim fillimisht kokë më kokë dhe më pastaj do të takohen dy delegacionet shtetërore.

Zelensky po qëndron sot në Tiranë, ku pritet të  mbahet Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, në të cilin pjesëmarrëse është edhe presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për herë të parë po viziton Shqipërinë. Ai ka mbërritur në tokën shqiptare mbrëmë, ku është pritur nga ministri Igli Hasani dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, ndërsa sot merr pjesë në samitin për Ukrainën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024