Rama: Duket se KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve
Lexohet për: 2 min.
R
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se de-eskalimi i situatës në veri të Kosovës mbetët prioritet dhe sipas tij pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur menjëherë.

Rama ka thënë se prej dje janë të fokusuar te lirimi i policëve të Kosovës, të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe.

“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se de-eskalimi mbetët prioritet.

Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, ka shkruar Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1669332226029355008

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025