Rama pas Samitit të BE-së: Progresi i Shqipërisë mori nota tepër pozitive
Lexohet për: 3 min.
Edi Rama
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti sot një konferencë, ku foli mbi Samitin e djeshëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ai tha se në takim u diskutua perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku theksoi se progresi i bërë nga Shqipëria u vlerësua me nota tepër pozitive.

“Në samit u diskutua perspektiva e vendeve tona në BE, u vu në pah progresi i bërë, u fol për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në aspektin e politikës së jashtme. Më vjen mirë të ndaj me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë”, tha Rama.

Ai nënvizoi gjithashtu se Komisioni Evropian foli me nota tepër pozitive dhe për punën e bërë nga ekipi shqiptar që po punon për hapjen e negociatave.

“Këto ditë do të organizojë dhe një takim falënderimi dhe motivimi për më tej të anëtarëve të kësaj skuadre. Në totalin e vetë, po të marrim negociatorët dhe kontribuuesit është rreth 1 mijë vetë, ku përfshihen jo vetëm institucionet e ekzekutivit por edhe shoqatat e pavarura. Një skuadër që ka bërë 777 prezantime në Bruksel dhe përfitoj nga rasti t’u përcjellë mirënjohjen për organizimin, përkushtimin, profesionalizmin duke lënë një mbresë të shkëlqyer. Këtë gjë e kam dëgjuar disa herë, por e dëgjova në mënyrë të veçantë dje në Bashkimin Evropian”, tha Rama.

Athina bllokon negociatat me “Belerin”, Rama: Integrimi s’varet nga raporti ynë me Greqinë - KosovaPress

Gjithashtu shefi i qeverisë shqiptare tha se prezantoi në samit revolucionin që Shqipëria do të bëjë në njehësimin e legjislacionit vendas me atë të BE përmes inteligjencës artificiale. Sipas tij kjo metodë do t’i shkurtojë Shqipërisë pesë vjet kohë në procesin e përgatitjes së dokumentacionit.

“Kemi fituar një respekt që se kemi pasur kurrë. Nuk e kam bërë kalkulimin aritmetik, por ndoshta të dy presidentët, Michel dhe Von Der Leyen e kanë vizituar rajonin më shumë se të gjithë paraardhësit e tyre të marrë së bashku. Kam informuar samitin për modelin tonë të ri inovativ, revolucionar me të cilin ne do të bëjmë ndërvendosjen e 3484 masave të organizmit ligjor të BE-së në legjislacionin tonë, të paktën duke qenë gati. Por kjo do të jetë dhe pjesë e strategjisë tonë për procesin. Duke bërë që të kemi gati malin e dokumentacionit, pesë vjet më shpejt se Kroacia, e cila mbahet mend për një performancë shumë serioze. Kroacisë për këtë proces teknik i mori 7 vjet, siç do të na merrte ne më shumë se 7 vjet”, tha Rama. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024