Rama pas samitit: Ky është një samit, është një hap nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE por është një gurthemel
Lexohet për: 4 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas përfundimit të samitit mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama deklaroi se janë diskutuar disa projekte për të rinjtë. Rama po ashtu ka thënë se, nuk kemi pasur kurrë, ose së paku, nuk më kujtohet të kemi e pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Charles dhe Ursula kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit për të nxitur dhe  dhënë shtysë për rajonin dhe për tu siguruar që procesi që ne e dimë është mjaftë i vështirë.

“Nuk kemi pasur kurrë, ose së paku, nuk më kujtohet të kemi e pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Charles dhe Ursula  kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit për të nxitur dhe  dhënë shtysë për rajonin dhe për tu siguruar që procesi që ne e dimë është mjaftë i vështirë në vetvete të mos vdes në agoni. Thënë kjo do të doja të theksoja përmasën tejet historike të këtij samiti është hera e parë kur BE del nga kufinjtë e BE-së, për të mbajtur një Samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor e konkretisht në Shqipëri e shoh shenj të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi  mbi të gjitha që këto  ditë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe Ballkani perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian sërish e shoh kështu si një vlerësim për vendin tonë, për rolin  e tij në rajon si një faktor i vendosur  i paqes dhe stabilitetit dhe bashkëpunimit  dhe dua po kështu të besoj se ky është momenti që të gjithë  njerëzve në rajon por sidomos  populli shqiptar tu përçohet mesazhi se BE është këtu për ne, është këtu për ju  sepse është një fakt I mirënjohur se orakulli i Brukselit barometri i BE e ka theksuar më shumë sesa njëherë se shqiptarët janë kombi më pro BE-së në Evropë, jo sepse jemi naiv por sepse vijmë nga një ferr shumë shumë i vërtetë jo nga ferri Francës që është parajsa, por vijmë nga ferri i vërtetë  i izolimit dhe i pamundësisë totale për tu lidhur me Evropën. Patëm momentet tona të vështira patëm frustrimet tona patëm momentet kur vuajtëm por kurrë  nuk hoqëm dorë nga kjo fe, besimi tek BE. Patjetër ky është një samit, është një takim, është një hap nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE por është një gurthemel në të njëjtën kohë që tregon jo vetëm përmes pranisë por edhe fakteve”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se, dua t’ u them sot studentëve dhe të rinjve në vendin tonë se nga ky Samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer  që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje  të angazhohen në Erasmus +, por të përfshihen në Aleancën e Arsimit të lartë në Evropë

“Dua t’ u them sot studentëve dhe të rinjve në vendin tonë se nga ky Samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer  që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje  të angazhohen në Erasmus +, por të përfshihen në Aleancën e Arsimit të lartë në Evropë dhe nga një moment i caktuar pasi të jenë  përfunduar të gjitha  procedurat e nevojshme studentët tanë fëmijët tanë mund të studiojnë  prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë digjitale dhe universitet tona mund të nisin të lidhin aleanca e të rriten së bashku me Universitet Evropiane. Kjo deri tash ishte e mundur vetëm po të ishte anëtar. Ashtu dhe një tjetër çështje e krusive të gjelbërta  me Kroacinë, Italinë, Greqinë edhe kjo diçka e re dhe e shkëlqyer për transportin dhe tregtinë, ka thënë Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024