Rama në Samitin e Demokracisë: Reforma në drejtësi, themel i agjendës sonë
Lexohet për: 3 min.
337254218_513922814280872_6163206294742440103_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte folës në Samitin e Demokracisë, organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Rama mes tjerash ka thënë se si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet demokratik, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri.

Ai është shprehur se kurrë nuk do të mund të falënderojnë mjaftueshëm aleatët strategjikë, ShBA-në dhe BE-në.

“Si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet që mbështetet te institucionet demokratike, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri në historinë tonë. Ne kurrë nuk do të mundemi të falënderojmë mjaftueshëm modelet tona dhe aleatët tanë strategjikë, ShBA-në dhe BE-në, që na frymëzojnë në këtë rrugë të re, plot kthesa”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama në adresimin e tij ka theksuar se, Shqipëria është anëtare krenare e kësaj bashkësie demokracish, duke dëshmuar vlerat dhe bindjet e saj në arenën ndërkombëtare. Më tej ai ka folur për revolucionin digjital të shërbimeve publike që është bërë në Shqipëri.

Duke folur për reformën në drejtësi, ai ka shtuar se falë një reforme të tillë tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, po bëhet praktikisht e mundur.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se është bërë shumë punë në të gjitha frontet, por duhet bërë edhe më shumë, ndaj, kjo është ajo për të cilën luftojnë, duke u qenë të përqendruar te destinacioni i ri i integrimit të plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe duke i shërbyer këtij qëllimi krah për krah me aleatët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024