Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën. Në konferencën pas punimeve të Samitit të Berlinit, Rama ka thënë se shpreson që kjo çështje të zgjidhet sa më parë që është e mundur.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Berlin janë tejet të rëndësishme por Kosova vazhdon të mos e gëzojë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.
Në kuadër të Samitit të Berlinit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia kanë nënshkruar tri marrëveshje, për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.
Duke i njohur letërnjoftimet, qytetarët e Kosovës dhe të Bosnje Hercegovinës do të mund të udhëtojnë pa viza në këto dy shtete./G. Kadrija