Ditën e djeshme, 5 korrik, u hap për qarkullim tuneli i Llogarasë. Ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë.
Tuneli me gjatësi 6 kilometra shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë rruga që dikur bëhej për 1 orë do të bëhet 20 minuta.
“Tuneli më i mirë në gjithë Evropën. Kam shëtitur në gjithë Evropën po si ky lloj tuneli nuk kemi parë. Bravo kryeministri”.
“Shumë rrugë e mirë, me standarde! Ne jetojmë këtu dhe do ta kemi shumë të lehtë tani”.
“Shkurton distancën, ul kohën dhe është fantastike”.
“Shyqyr që erdhi kjo ditë, ta gëzojmë se kemi vuajtur gjithë jetën. Bravo Edi Rama”.
Aktualisht, edhe për të lehtësuar trafikun në sezonin turistik dhe udhëtimin e turistëve drejt jugut, është hapur vetëm njëri krah i tunelit. Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. /vizionplus.tv