Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se mosliberalizimi i vizave për Kosovën është turp për BE-në, pasi qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë.
Rama në një intervistë për gazetën gjermane ''Frankfurter Rundschau'', ka thënë se qytetarët e Kosovës më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Unë them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar”, ka thënë Rama.
Sipas tij, pajtimi mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të marrë kohë.
Intervistë e plotë e kryeministrit Edi Rama për gazetën gjermane ''Frankfurter Rundschau''
Zoti Rama, si shumë politikanë të tjerë gjermanë, edhe kancelari Scholz është jurist. Ata nuk janë artistë, piktorë apo të kenë luajtur basketboll. A keni ju një qasje të ndryshme ndaj politikës?
Por, cila është receta juaj për sukses në politikë? Është kreativiteti apo këmbëngulja, ndoshta edhe dëshira për të gjetur një rrugë më pak të thjeshtë?
Edi Rama: Sigurisht që kërkohet kreativitet. Do të thoja se përkushtimi dhe vullneti janë po aq të rëndësishëm. Politika kërkon edhe shumë durim. Politikanët që janë të padurueshëm, janë të humbur.
Edi Rama: Unë kam lindur njeri i paduruar. Ndoshta padurimi im më bëri ndihesha si i huaj për një kohë të gjatë - dhe që më në fund çoi në lëvizjen e demokracisë në diktaturën shqiptare, në të cilën u rrita. Për mua, politika ishte një kurs i vështirë përplasjeje me durimin. Sidomos kryesia e partisë. Udhëheqja e një partie është një detyrë herkuliane sepse ka kaq shumë interesa të ndryshme që duhet të përputhen. Kjo nuk ka të bëjë me artin dhe pikturën, por ka të bëjë me ngjyrat, format dhe harmonitë. Në qeverisje, çdo penel është një person, kjo është ajo që e bën atë kaq të komplikuar.
Ju e përfshitë artin në politikë kur u kujdesët që ndërtesat gri të Tiranës të lyheshin me ngjyra të ndritshme. Si ju lindi ideja?
Meqë ra fjala, ky ishte lajmi i parë i mirë që doli nga Shqipëria në botë, pas një kohe të gjatë.
Edhe sot e kësaj dite ka shumë klishe për Shqipërinë. Vend i panjohur në mes të Europës, hakmarrja, Kanuni në veri, izolimi, krimi dhe mafia. Çfarë klishe tjetër e karakterizon ende imazhin e Shqipërisë jashtë saj?
Por kur shterohet shpresa? Shqipëria është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga viti 2014. Tetë vjet më vonë, negociatat nuk kanë filluar ende. Ne folëm për durimin. Sa i duruar jeni me Brukselin?
Edi Rama: Durimi ynë është i pashtershëm për këtë temë, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi mësuar. Shqipëria ka qenë gjithmonë lojë e fuqive të tjera dhe rrallëherë kemi patur mundësi të votojmë për veten tonë. Ne jemi një vend i vogël, kemi vuajtur shumë dhe nuk na kanë lënë të marrim vetë vendime. Tani, për herë të parë, ne kemi një zgjedhje të lirë. Ne jemi evropianë dhe duam të anëtarësohemi në BE, sepse jemi pjesë e kontinentit. Çfarëdo që të duhet, pa marrë parasysh sa kohë duhet, ne po i përmbahemi këtij qëllimi.
Edi Rama: Jo, kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe BE-ja veproi drejt. Megjithatë, i thashë presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy se mund të marrë shumë kohë. Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim prej 17 vitesh!
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë të lidhura ngushtë kur bëhet fjalë për anëtarësimin. Bullgaria ka kohë që bllokon bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe kjo ju ka ndikuar edhe juve. Ç'pritet më tej?
A mendoni se keni mbështetje të mjaftueshme nga qeveria gjermane?
Edi Rama: Kam pasur raporte të mira me Angela Merkelin. Ajo e dinte shumë mirë potencialin, por edhe rreziqet në Ballkan. Ajo kishte një vizion dhe jam shumë i lumtur që Olaf Scholz po e çon më tej këtë vizion.
Edi Rama: Po, Merkel ishte shumë e përkushtuar për këtë. Ne duam të rrisim tregtinë dhe të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Shkoi mirë për një kohë, por më pas u lëkund. Gjithashtu sepse BE-ja nuk bëri gjithçka që mund të kishte bërë.
Për këtë arsye po bashkëpunoni më ngushtë me Serbinë? Beogradi kohët e fundit është kthyer sërish drejt Rusisë. A ju shqetëson kjo?
A keni marrëdhënie të mira me të?
Edi Rama: Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Unë them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar.
Edi Rama: Ne jemi një komb, i njëjti gjak dhe flasim të njëjtën gjuhë. Por, ne jetojmë në dy shtete. Pajtimi mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të marrë kohë. Kush do ta kishte menduar se gjermanët dhe francezët do të ishin sërish partnerë të ngushtë kaq pak vite pas Luftës së Dytë Botërore? Vizioni dhe lidershipi politik nevojiten për të çuar përpara këtë proces. Por, ky proces do të ndodhë, jam i sigurt. Nuk ka kthim pas.
Qytetarët e Kosovës ende kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE. Çfarë lidhje ka kjo me integrimin më të mirë të Ballkanit Perëndimor?
Së fundmi ka pasur protesta në Tiranë. A nuk jeni të shqetësuar se më shumë njerëz do të dalin në rrugë nëse inflacioni vazhdon të rritet dhe ushqimet bëhen më të shtrenjtë?
Edi Rama: Protestat në Shqipëri nuk ishin të mundura për një kohë të gjatë. Ato janë absolutisht të nevojshme për një demokraci. Nëse edhe Gjermania nuk mund ta mbrojë popullsinë e saj nga inflacioni, çfarë duhet ta bëjë Shqipëria? Ne kemi inflacionin më të ulët në rajon, ndonëse në kurriz të një recesioni.
Edi Rama: Po. Fatkeqësisht, historia është eksporti ynë kryesor dhe kjo nuk është gjë e mirë. Më lejoni të përgjigjem. Ballkani nuk ka qenë kurrë një vend i mërzitshëm. Por ne, Ballkani, duam të bëhemi më te zakonshëm dhe më normal. Po aq të rëndomtë sa Bashkimi Evropian. Një vend është i zakonshëm kur gjithçka funksionon në mënyrë eficente si në Gjermani. Për shaka, dikush më tha një herë se mund të bëhesha kryebashkiak i Frankfurtit. Jo, më mirë jo, iu përgjigja. Sigurisht që ka gjëra që mund të përmirësohen këtu, por Frankfurti është një qytet i vendosur dhe i pasur. Çfarë duhet të qeverisësh në një vend të përsosur?
Po kryebashkiaku i Berlinit?
Çfarë do të dëshironit të bënit pas karrierës suaj politike?
Edi Rama: Ndoshta të dizenjoj rrobat e mia si stilist.
Edi Rama: Në Shqipëri. Shqipëria mund të duket e mërzitshme. Por, jo aq sa për ta lënë.
Nga Thomas Kaspar & Martin Benninghoff